Kos-Gjurashkoviq / Foto: Prijestonica Cetinje
Kryetari i Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, shprehu mirënjohjen e tij për vizitën e Komisioneres Evropiane për Zgjerim Marta Kos dhe theksoi se Cetina do ta vlerësojë dhe respektojë veçanërisht gjestin e saj.
Në takimin me Kos, u diskutua për ngjarjen tragjike që ndodhi në Cetinë më 1 janar, programet e mbështetjes psikosociale dhe përmirësimi i sigurisë së të gjithë qytetarëve.
Siç thanë ata, Kos shprehu ngushëllimet më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve të Cetinës, duke theksuar përkushtimin e saj për të punuar së bashku me autoritetet malazeze për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit.
“Qytetarë të Cetinës, nuk jeni vetëm. Qoftë ky moment trishtimi një kujtim i fuqisë së bashkimit – brenda komunitetit tuaj, Malit të Zi dhe familjes më të gjerë evropiane. Së bashku do t’i kapërcejmë të gjitha sfidat dhe do të sigurojmë një të ardhme më të ndritshme për Cetinën,” tha komisonerja.
Siç theksuan ata, u diskutua edhe për çështje kyçe lidhur me procesin e integrimit evropian të Malit të Zi.