MË 22 JANAR FILLON FESTIVALI I PARË DIMËROR NË GUCI

Organizata turistike e Gucisë po zhvillon festivalin e parë dimëror, në bashkëpunim me klubin e sporteve ekstreme “Scorpio” nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në kuadër të festivalit, parashikohet që pjesëmarrësit të kalojnë trajnim për skijim turnë (Ski touring) dhe të mësojnë më shumë rreth rreziqeve të mundshme gjatë dimrit në lartësitë malore, ku do të kenë mundësinë të mësojnë nga instruktorë të shquar alpinizmi dhe skijimit.

Festivali fillon më 22.01.2024 dhe do të zgjasë deri më 26.01.2024. Do të vizitohen disa majat malore të Bjeshkëve të Nemuna, me qëllim të promovimit të një sporti të ri në zonën e Gucisë. Duke qenë një mbledhje për vitet e kaluara për planinj të guximshëm, kjo është një ofertë unike për aventuristët që dëshirojnë të skijojnë në borë të thellë – njohur si Free ride.

Ju ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pjesëmarrje dhe kështu të përjetojnë ndjenjën e plotë të lirisë gjatë lëvizjes në shtratin e borës në Bjeshkët e Nemuna. Duke filluar nga fakti se në këtë moment nuk ka mbulesë bore në tërë vendin, kjo është një mundësi unike për të gjithë dashamirët e turizmit dimëror, sportit dhe rekreacionit.

Ju ftojmë të ndiqni ngjarjet edhe në rrjetet tona sociale dhe kështu të na jepni ndihmë për të shkuar përpara.

V.D Drejtori I Organizates Tusitike Guci
Getoar Gjonbalaj

SHARE