Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj me bashkëpunëtorët e tij u takua me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Malit të Zi, Branko Veshoviq me bashkëpunëtorët e vet nga Organizata Pensionistëve të Tuzit, Mano Turuskoviq dhe Kolë Lulgjuraj.
Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, përfaqësuesit e pensionistëve e njoftuan kryetarin Gjelaj me organizimin të tyre në nivelin shtetëror dhe atë lokal, dhe me kërkesat që do të mundësonte një integrim më të gjerë të tyre në shoqëri.
Aktiviteti i tyre lidhet ngushtë me lokalet e domosdoshme për veprimtarinë e tyre, që në Tuz janë krejtësisht të bazuar në Klubin e Pensionistëve dhe me nevojën e përmirësimit të këtyre kushteve në të.
Kryetari Gjelaj deklaroi se i kupton plotësisht nevojat e njerëzve të moshës së tretë, që tërë jetën i’a kanë kushtuar zhvillimit të vendit, se është i njoftuar me kushtet e Klubit të tyre dhe shtoi se do të angazhohet maksimalisht që ti përmirësoj ato.