ZELENSKYY: UKRAINA DO TË RIMARRË ATË QË I PËRKET ASAJ

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se po luftojnë të sigurojnë sërish integritetin territorial të vendit të tij dhe tha se do të rimarrin territoret e Ukrainës që ndodhen nën kontrollin e Rusisë. Në mesazhin e tij ditor që publikoi në orët e natës, Zelenskyy rikujtoi se në vendin e tij vazhdon lufta Rusi-Ukrainë. “Po veprojmë çdo ditë dhe çdo natë për të pakësuar potencialin e armikut”, tha Zelenskyy. Zelenskyy u bëri thirrje vendeve partnere që të përshpejtojnë ndihmën e tyre me armë për Ukrainën dhe më tej deklaroi se “Sot kishte një shembull të mirë nga Britania. U njoftua një paketë e re e ndihmës së mbrojtjes. Gjëra për të cilat kishte nevojë plotësisht. Tanke, topa dhe mjete të tjera të blinduara”. Duke vënë theksin se po luftojnë për të siguruar sërish integritetin territorial të vendit të tij, Zelenskyy deklaroi se: “Jam i sigurt se flamuri i Ukrainës do të rikthehet sërish në aeroportin Donetsk, në qytetet dhe fshatrat e Donetskut dhe Donbasit si dhe në rajonet e tjera të pushtuara përkohësisht. Përkohësisht është një fjalë kyçe. Ukraina do të rimarrë atë që i përket asaj”.

SHARE