Shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Kinës shumë shpejt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Instagramin e tij. Ai ka theksuar se marrëveshja hyn në fuqi pas 30 ditësh. “Lajm i mirë! Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, ka shkruar Rama. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi pas një muaji. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, kjo marrëveshje synon lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet shtetasve të të dyja vendeve, për personat të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme dhe mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë për palën kineze. Më tej theksohet se ky vendim do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, shqiptarët mund të qëndrojnë pa viza në Kinë deri në 180 ditë.