NUK KA VOTA TË MJAFTUESHME PËR TË EMËRUAR VUÇKOVIQ PËR KRYETARE

Gjykata Supreme nuk e përcaktoi propozimin për emërimin e gjyqtares Vesna Vuçkoviq për kryetare të asaj gjykate. Pas votimit të fshehtë në seancën e përgjithshme, nga 15 gjyqtarë që morën pjesë në punë, 12 votuan për Vuçkoviqin, që siç u njoftua nuk mjaftoi për shumicën e nevojshme dy të tretash. “Në bazë të mendimit të shumicës së gjyqtarëve të seancës së përgjithshme, shumica e dy të tretave përcaktohet në raport me numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, që është 18, dhe kryetarit të gjykatës, që është gjithsej 19, sipas ligjit për sistematizimin”, njoftoi gjykata. Ata shtuan se akti i sqaruar i seancës do t’i dorëzohet Këshillit Gjyqësor.

SHARE