FILLUAN SEANCAT DËGJIMORE TË 26 KANDIDATËVE PËR GJYQTARË KUSHTETUES

Komisioni Kushtetues ka nisur seancën në sallën plenare të Kuvendit, ku anëtarët e këtij organi parlamentar do të zhvillojnë seancën konsultative të kandidatëve të regjistruar në Thirrjen Publike për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Seanca ndiqet nga një numër i madh i të interesuarve për këtë proces, ndër ta është edhe shefja e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Deputetët dëgjuan kandidatet Marijan Akoviq, Alija Beganoviq dhe Narcisa Maja Boshkoviq. Akoviq tha se nëse zgjidhet gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, do të përpiqet të krijojë kushte optimale për punën e kolegëve të tij, duke qenë se dihet se sa të këqija janë kushtet. “Po vij në kandidim personalisht, me përgjegjësi, moralisht si serb, njeri që jeton në Mal të Zi”, tha Akoviq. Ai vuri në dukje se nëse Gjykata Kushtetuese nuk zhbllokohen, BE-ja dhe përfaqësuesit e saj janë përgjegjës. Kandidati për gjykatës, Alija Beganoviq tha se nëse ai si gjyqtarë raportues do të ishte përgjegjës për një çështje ku ka vëmendje më të madhe të publikut dhe ku pasojat janë të paparashikueshme dhe veçanërisht kur ai nuk mund të veprojë në mënyrë retroaktive, kjo do të nënkuptonte se ai do të merrte përsipër një rast i tillë si prioritet. Narcisa Maja Boshkoviq ka theksuar se është e vetëdijshme për peshën e pozitës për të cilën kandidon. “Besoj se mund të kontribuoj në punën e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se jam punëtore dhe mund të kontribuoj shumë në mënyrë të paanshme pa aspirata politike”, tha Boshkoviq.

SHARE