ÇMIMET PËR NJË VIT JANË RRITUR ME 13 PËR QIND

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2021, kanë qenë mesatarisht 13 për qind më të larta, sipas të dhënave të Monstat. Çmimet e konsumit në dhjetor të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, janë mesatarisht 17,2 për qind më të larta. “Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet e qirasë që paguajnë qiramarrësit për vendbanimin parësor, shërbimet e akomodimit, qumështin, djathin dhe vezët, perimet, pajisjet e tjera elektroshtëpiake, artikujt dhe produktet për kujdesin personal, mirëmbajtjen dhe riparimin e  automjeteve, lëndë djegëse të ngurta dhe mish”, thuhet në njoftim.

SHARE