SPAJIQ: ME 12 KAPITUJ TË MBYLLUR, HYJMË NË 2026 ME OPTIMIZËM

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq bëri të ditur se mbyllja e pesë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian (BE) është rezultat i një pune të lodhshme dhe të vazhdueshme, duke theksuar se me këtë Mal i Zi ka kaluar më shumë se një të tretën e procesit të negociatave.

“Sot kemi mbyllur pesë kapituj të negociatave me Bashkimin Evropian dhe me gjithsej 12 kapituj të mbyllur kemi kaluar një të tretën e rrugës. Në vitin 2026 hyjmë me shumë shpresë dhe energji që ai të jetë edhe më i mirë dhe i fokusuar, me më shumë bashkëpunim ndërinstitucional, besim dhe diplomaci, në mënyrë që vitin tjetër ta presim me kënaqësi për punën e përfunduar,” theksoi Spajiq.

Ai falënderoi ministrat, ekipet, deputetët dhe të gjithë kolegët për, siç tha, gatishmërinë për të gjetur gjithmonë kompromiset që çojnë përpara procesin.

“Nuk ekziston një rrugë e përsosur, por ekziston një rezultat i përsosur. Yni është pikërisht i tillë,” përfundoi Spajiq.

SHARE