SAMITI I BERLINIT, TRUMP OPTIMIST: KURRË MË PRANË PAQES SE TANI

Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderët evropianë deklaruan se janë më afër se kurrë arritjes së një armëpushimi në Ukrainë, pas raundit të ri të negociatave për paqen.

Trump nënvizoi mbështetjen e jashtëzakonshme nga udhëheqësit europianë dhe rëndësinë e koordinimit me Rusinë për të dhënë fund vdekjeve nga konflikti.

Kancelari gjerman Friderich Merz konfirmoi se një armëpushim është më afër se kurrë, duke përmendur marrëveshjen mbi krijimin e një trupe shumëkombëshe në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski theksoi nevojën që çdo plan paqeje të ruajë dinjitetin dhe sovranitetin e vendit të tij, ndërsa diskutimet përfshijnë heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO dhe shkëputjen e disa territoreve në këmbim të garancive sigurie kundër agresionit të ardhshëm rus.

Ndërmjetësuesi amerikan Witkoff dhe kancelari Merz përshkruan progresin si të rëndësishëm dhe historik, duke nënvizuar mundësinë reale për një armëpushim të afërt.

SHARE