KOS: MALI I ZI NUK KA QENË KURRË MË AFËR BE-së

Foto: Bojan Gnjidić

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se Mali i Zi nuk ka qenë kurrë më afër Bashkimit Evropian (BE). Konferenca ndërqeveritare, ku Mali i Zi mbylli pesë kapituj në negociatat me BE-në, përfundoi në Bruksel.

Ajo shtoi se ky është një hap i madh përpara për Malin e Zi dhe BE-në.

Kos theksoi se njihet përkushtimi politik dhe progresi i Malit të Zi, dhe falënderoi të gjitha vendet anëtare të BE-së për mbështetjen.

Kos, tha se ngjarja e sotme është një shenjë e progresit të madh të Malit të Zi.

Ajo shtoi se Mali i Zi nuk ka qenë kurrë më afër BE-së, dhe se viti i ardhshëm do të jetë kyç dhe vendimtar për avancimin e vendit. Megjithatë, sipas saj, përpara Malit të Zi ka ende shumë punë për të bërë.

“Kjo lidhet veçanërisht me forcimin e sundimit të ligjit,” tha Kos.

Ajo theksoi se Mali i Zi ka nevojë për udhëheqje të fokusuar dhe të përkushtuar, si dhe për unitet kombëtar.

“Do të ofrojmë mbështetje në çdo hap derisa të bëheni pjesë e BE-së,” përfundoi Kos.

SHARE