Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare (COREPER II) ka miratuar mbylljen e të pesë kapitujve të planifikuar për Malin e Zi.
Dritë jeshile morën kapitujt:
- 3 (E drejta për themelimin e ndërmarrjeve dhe liria e ofrimit të shërbimeve),
- 4 (Liria e lëvizjes së kapitalit),
- 6 (E drejta tregtare),
- 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural) dhe
- 13 (Peshkimi).
“Mbyllja e pesë kapitujve na vendos në pozicion që të mund të fillojmë një punë të caktuar për përgatitjen e anëtarësimit të Malit të Zi dhe të krijojmë një grup pune për hartimin e projekt-marrëveshjes së anëtarësimit,” tha një zyrtar i BE-së.
Konferenca ndërqeveritare në Bruksel është caktuar për më 16 dhjetor.
Negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në BE filluan më 29 qershor 2012.
Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt (33), dhe ka mbyllur përkohësisht shtatë, prej të cilave tre në fund të vitit të kaluar dhe një në qershor të këtij viti.









