Foto: EU Info centar
Këshilli i BE-së për Çështje të Jashtme ka vendosur të krijojë një grup pune ad-hoc për hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit me Malin e Zi, pas mbylljes së pesë kapitujve të negociatave në Bruksel.
Mali i Zi ka arritur të mbyllë në total 12 kapituj, duke kaluar më shumë se një të tretën e procesit të negociatave.
Këshilli vlerëson progresin e qeverisë së Malit të Zi në reformat e sundimit të ligjit, administratës publike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e sektorit financiar.
Megjithatë, BE-ja kërkon përparim të mëtejshëm në gjyqësor, lirinë e mediave, zgjedhje të drejta dhe zbatimin e plotë të standardeve të sundimit të ligjit.
Këshilli nënvizon rëndësinë e unitetit politik, bashkëpunimit rajonal, dhe gatishmërisë së BE-së për t’i ofruar mbështetje Malit të Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit.
Kryeministri Millojko Spajiq theksoi se Mali i Zi është vendi i parë që ka mbyllur më shumë se një të tretën e kapitujve në 16 vitet e fundit dhe se objektivi është përfundimi i të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2026, me anëtarësim formal në BE në 2028.









