Foto: Shutterstock
Çmimet e derivateve të naftës do të jenë një deri në dy cent më lirë në Mal të Zi.
Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 do të jenë më të lira nga një cent dhe do të kushtojnë 1,43 dhe 1,47 euro për litër në dy javët e ardhshme.
Eurodizeli dhe nafta për ngrohje do të jenë më të lira për dy cent secila dhe do të kushtojnë 1.35 dhe 1.31 euro për litër.
Llogaritja e radhës do të bëhet më 30 dhjetor dhe çdo ndryshim në çmimet e derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 31 dhjetor.