Foto: Gazeta Lajme
Një ciklon i fuqishëm goditi territorin francez të Oqeanit Indian, Majotin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënë pas qindra të vdekur.
Cikloni Chido shkaktoi dëme të mëdha në aeroportin e Majotit dhe ndërpreu furnizimin me energji elektrike, ujë dhe lidhjet e komunikimit.
Sipas zyrtarëve atje, numri përfundimtar i viktimave nendohet të arrijë “afër 1.000 ose madje disa mijëra”.
Sipas tyre, stuhia nuk kurseu asgjë, duke goditur, shkollat, ndërsa shtëpitë janë shkatërruar plotësisht. Sipas presidencës franceze, presidenti Emmanuel Macron, do të mbajë një takim krize në Paris për katastrofës.
Sipas të dhënave cikloni Chido kishte erëra me shpejtësi prej të paktën 226 kilometrave në orë kur goditi Majotin, që ndodhet në lindje të Mozambikut.
Të paktën një e treta e 320.000 banorëve të territorit jetojnë në lagje të varfra, ku shtëpitë me çati prej llamarine u shkatërruan nga stuhia.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku evropian “është gati të ofrojë mbështetje në ditët në vijim”.
Chido është stuhia më e fundit në një varg stuhish në mbarë botën të nxitura nga ndryshimet klimatike, sipas ekspertëve.
Agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, paralajmëroi se 1.7 milionë njerëz ishin në rrezik dhe se mbetjet e ciklonit mund të sjellin gjithashtu “reshje të konsiderueshme” në Malavi.