VAZHDUAN NEGOCIATAT ME SINDIKATIN E ARSIMIT PËR RRITJEN E PAGAVE

Sot kanë vazhduar negociatat për mundësitë e përmirësimit të standardeve të mësimdhënësve, kryesisht nëpërmjet rritjes së koeficientit të pagave. Përfaqësuesit e sindikatës ripërsëritën kërkesat e tyre, ndërsa ministri Damjanoviq iu prezantoi dinamikat e mundshme të rritjes së koeficientit të pagave në përputhje me propozimin buxhetor për vitin 2023, duke theksuar se mundësia e një gjendjeje më të mirë financiare të punëtorëve në arsim, si një strukturë shumë e rëndësishme dhe e shumtë e të gjithë komunitetit shoqëror, një synim i rëndësishëm i qeverisë. Edhe pse në takimin e sotëm nuk u arrit marrëveshja përfundimtare, ajo u përmbyll në frymën e partneritetit, me kënaqësi reciproke, sepse synimi për të mundësuar rritjen e pagave, brenda kufijve të mundësive reale financiare dhe kapaciteteve buxhetore në dispozicion, është i garantuar. U diskutuan edhe kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes materiale të punonjësve arsimorë, të cilat janë përcaktuar me Marrëveshjen Kolektive të Degës, duke pasur parasysh mundësitë ligjore për shlyerjen e tyre.

SHARE