ABAZOVIQ: VITI I RI LE TË JETË SIMBOL I LINDJES SË NJË MALI TË ZI TË RI DHE TË BASHKUAR

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik Dritan Abazoviq ka organizuar sonte një pritje tradicionale të Vitit të Ri në godinën e vjetër të Qeverisë. “Viti i ri gjithmonë simbolizon fundin e një cikli dhe fillimin e një tjetri, le të simbolizojë ky lindjen e një Mali të Zi të ri dhe të bashkuar, për të ndarë edhe të mirat edhe të këqijat sepse na takon neve”, tha Abazoviq, duke theksuar se gjërat e këqija janë më të lehta për t’u kapërcyer në unitet. Ai tha se duhet të jemi të mençur dhe të marrim vendime më të mira, për ta bërë Malin e Zi një vend më të mirë dhe më të drejtë që i shfrytëzon mundësitë dhe e di se ku do të jetë pas dy, tre apo pesë vjetësh. Koalicioni i organizatave joqeveritare Let’s Green Montenegro, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi, ngritën një stendë me fidane për adoptimin e bimëve, me qëllim të promovimit të vetëdijes ekologjike, në mënyrë që personalitetet të kenë mundësinë të marrin pjesë në atë aksion. Gjithashtu, siç thuhet në njoftim, në këtë event kompania shtetërore “Plantacionet – 13 Korriku” do të promovojë produktet nga oferta e saj.

SHARE