KËSHILLI TË MARTËN PËR BUXHETIN E VITIT 2022

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, Vlladimir Jokoviq, ka thirrur seancën e këtij Këshilli parlamentar për të diskutuar ndër të tjera për Projektligjin për Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2022 dhe Projektvendimin për huamarrjen e Malit të Zi. Seanca, siç u bë e ditur, do të mbahet në dy pjesë. Në ditën e parë të seancës, Komisioni do të shqyrtojë Projektligjin për Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2022. Në ditën e dytë të seancës, do të vazhdojnë diskutimin për Projektligjin për Buxhetin dhe disa pikat tjera të rendit të ditës, në prani të përfaqësuesve të autorizuar të propozuesve.

SHARE