TRAJNIM PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE – “PROMOVIMI DHE MBROJTA E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI”

Trajnimipër ngritjen e kapaciteteve, në sferën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, i përberë nga disa tema trajnimi dhe punëtori informative, ka për qëllim thellimin e mëtejm të njohurive, aftësive dhe shkathtësive  të shqiptarëve në Mal të Zi, me synim të rritjes së ndikimit dhe efekasitetit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, bazuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare, kuadrin kushtetues dhe ligjor si dhe planet strategjike në Mal të Zi.

Duke filluar nga dhjetori i 2019 e deri në shkurt të 2020, një fundjavë në muaj do të organizohen punëtoritë me temat si:

  1. Të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi në kontekst të standardeve ndërkombëtare.
  2. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në kuadër të ligjeve në fuqi në Mal të Zi.
  3. Mekanizmat institucional qendror dhe lokal për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave.

Modulet e trajnimeve u dedikohen të gjithë të interesuarve që kanë dëshirë të mësojnë rreth të drejtave të veta dhe mënyrës se si të mbrohen nga dhunimi i të drejtave të tyre të parpara me ligj. Ky trajnim ka për qëllim të vetëdijesojë edhe përfaqësuesit komunal, akterët e zbatimit të ligjit, si dhe pjesëtarët e Shoqërisë Civile (OJQ-të), studentët që kanë interes të dinë më shumë rreth promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Trajnimet bazohen në ligjerata, diskutime grupore, ushtrime, raste për shqyrtim dhe praktikat më të mira.

Trajnimi i parëdo të realizohet në Ulqin, në Hotelin “NOBEL” më datë 27 dhe 28 dhjetor 2019.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar aplikimin. Afati i aplikimit përfundon më 26.12.2019.

 

 

SHARE