KOMUNA E TUZIT SHËNOI 15 DHJETORIN, DITËN E ÇLIRIMIT TË TUZIT

Komuna e Tuzit shënoi 15 dhjetorin, ditën e çlirimit të Tuzit, nga okupatori fashist.  Ky Manifestim u mbajt ne QKI “Malësia”, dhe filloi me intonimin e himnit shtetëror, ndërsa të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës  së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, i cili theksoi që ëndrrat dhe aspiratat e atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit nuk u realizuan por se ne si gjeneratat e reja, me formimin e Komunës së plotë do ti realizojmë. Ai foli mbi realizimin e punës nga Komuna e Tuzit gjatë vitit 2019 dhe njëkohësisht u prezantuan projektet dhe planet për vitin e ardhshëm. Gjithashtu fjalën e rastit e paten nënkryetari i komunës, Haris Ramoviq, si dhe kryetari i Jurisës për ndarjen e “Çmimit të komunës-15 Dhjetori”, Marash Dukaj. Në këtë soleminitet prezent ishin përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues të institucioneve fetare, trupi punues i Komunës së Tuzit dhe Kuvendit, si dhe qytetarë të shumtë të Malësisë. Me këtë rast u ndanë edhe çmimi i Komunës të Tuzit për vitin 2019, të cilët i kishte përzgjedhur  juria e zgjedhur kryetar i të cilës ishte Marash Dukaj. Çmimin e Komunës së Tuzit për këtë vit e morën Omer Kajoshaj, Edin Krniq dhe Ruzhdija Axhoviq.

SHARE