Tryeza e rrumbullakët “Për të Drejtat e Njerzore dhe Standardet e Bashkimit Evropian (BE)” – Roli i qeverive lokale ka filluar sot në Podgoricë, të organizuar nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi.
Ngjarja, e cila do të zgjasë dy ditë, do të organizohet për përfaqësuesit e qeverive lokale dhe institucioneve të tjera për komunat e Podgoricës, Cetinjës dhe Tuzit.
“Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është të paraqesë kornizën legjislative dhe strategjike, e cila është nën përgjegjësinë e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, dhe është në përputhje me standardet e BE-së, si dhe të paraqesë rolin e qeverive lokale në zbatimin e tyre”, kanë deklaruar nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në MZ.
Ata thanë që do të diskutohen tema shumë të rëndësishme – ndalimi i diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave: pakicat, personat me aftësi të kufizuara, personat LGBTI, romët dhe egjiptianët.
Është theksuar gjithashtu se do të diskutohet për politikat e barazisë gjinore dhe marrëdhëniet me komunitetet fetare, si dhe përgatitjen dhe miratimin e planeve lokale të veprimit.
“Kjo është një nga një seri tryezash të rrumbullakëta për këtë temë, të cilat Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakiacve do të organizojë brenda dhe në komunat e tjera në Mal të Zi”, theksuan nga Ministria.