Bashkimi Evropian po hapet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Mali i Zi duhet të jetë ndër të parët që do të përfitojë prej tij, tha kryeministri Millojko Spajiq.
Ai tha se BE-ja duhet të vlerësojë rezultatet individualisht, sepse Mali i Zi nuk ka më kohë të presë vendet e tjera të BP.
“Duke folur në konferencën “Iniciativa për Dialogun Ballkanik”, përshëndeta angazhimin për të vendosur politikën e zgjerimit në agjendën e BE-së, si dhe mbështetjen e paralajmëruar financiare për projektet e infrastrukturës”, thuhet në njoftim.
Progresi i të gjitha vendeve të rajonit, shtoi ai, duhet të vlerësohet individualisht.
“Ne nuk kemi kohë të qëndrojmë në dhomën e pritjes derisa të gjithë të bëjmë përparim të barabartë. Para nesh kemi një moment historik të cilin duhet ta shfrytëzojmë”, ka thënë Spajiq.