NGA NESËR FILLON PAGESA E KOMPENSIMIT TË FËMIJËVE

Nesër, më 17 nëntor, do të fillojë pagesa e përfitimeve materiale nga fusha e mbrojtjes sociale dhe e fëmijëve dhe përfitimeve materiale nga fusha e mbrojtjes së veteranëve dhe invalidëve për tetor 2022, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Vlera totale e mjeteve, siç thanë ata, arrin në 14,810,325,30 euro. “Numri i përgjithshëm i përfituesve të ndihmës për fëmijë është 122,220, nga të cilët numri i fëmijëve që shfrytëzojnë të drejtën nga periudha paraardhëse është 12,411 dhe 109,809 është numri i përfituesve të rinj, të cilët e ushtrojnë këtë të drejtë nga data 1 tetor 2022”, thuhet në njoftim. Shuma e përgjithshme e mjeteve të destinuara për shfrytëzuesit e shtesës së fëmijëve arrin në 3,958,872,31 euro.

SHARE