MAZHORANCA VENDOSI TË VEPROJNË TË BASHKUAR

Në mbledhjen e sotme të mazhorancës parlamentare është marrë vendim që në periudhën e ardhshme të veprojnë të bashkuar. Një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, ka bërë të ditur se në takim kanë forcuar edhe më shumë të gjitha vendimet e marra në muajt e kaluar. “Kemi marrë vendim që të veprojmë të bashkuar. Kemi vendosur që të premten të vijmë në takimin me kryetaren e Kuvendit Danijela Gjuroviq. Tema në atë takim do të jetë e rëndësishme për rrugën evropiane të Malit të Zi. Siç e dini, deputetët e mazhorancës votuan për të gjithë kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ne gjithashtu do të votojmë për të gjithë kandidatët në votimin e përsëritur për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ne vendosëm të ftojmë opozitën të votojë për disa kandidatë. Ata që kanë gojën plot me integrim evropian dhe e dinë se detyrimi më i madh është zgjedhja e Gjykatës Kushtetuese, duhet të kontribuojnë dhe të zgjedhin gjyqtarë”, tha Mandiq. Siç theksoi ai, shumica parlamentare me veprimet e saj dëshmon se e meriton të jetë shumicë parlamentare. Ai shtoi se takimi i sotëm është i rëndësishëm për dy arsye: “Shumica parlamentare mund të marrë përgjegjësi dhe ne kemi mandat për përbërjen e Qeverisë, pra Miodrag Lekiq, qëllimi i dytë është që t’i dërgojmë mesazh publikut ndërkombëtar, përfaqësuesve të ambasadave, se ka një shumicë parlamentare dhe që shërbimet e mira që na ofrohen, të na kursejnë ato shërbime të mira”. Ai theksoi se veprimi i përbashkët do të pasojë pas votimit për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

SHARE