Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Sportin e propozuar nga Qeveria, Mali i Zi do të harmonizojë plotësisht legjislacionin kombëtar me standardet ndërkombëtare në fushën e antidopingut dhe sportistët malazezë do të performojnë nën flamurin dhe himnin e tyre, tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit Vesna Bratiq në Kuvend. “Ne kemi bërë gjithçka që ndryshimet në Ligjin për Sportin e propozuar nga Qeveria të harmonizohen me standardet e Agjencisë Botërore Anti-Doping, shpresojmë në mirëkuptim sepse kjo është vërtetë diçka që është në të mirën e përbashkët. Pra, është një sport malazez që i kalon interesat partiake apo politike”, tha Bratiq. Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Sportin, thotë ajo, vendi ynë po përmbush detyrimet që dalin nga Konventa Ndërkombëtare e UNESCO-s kundër Dopingut në Sport e datës 19 tetor 2005.