MARKOVIQ: FILLIMI I NJË EPOKE TË RE TË PRODHIMIT INDUSTRIAL

Hulumtimin e naftës dhe gazit e kemi eksploruar në mënyrë themeltare dhe sistematike, kurse qëllimi përfundimtar është menaxhimi i përgjegjshëm i resurseve, i cili nuk i përket vetëm gjeneratës së tyre, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Markoviq, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Dragica Sekulliq dhe Ministrin e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të MZ, Pavlle Radulloviq, vizituan sot anijen “Polar Empress”, e cila do të kryejë regjistrimin sizmik 3D të nëndetetit të Ulqinit, për shkak të eksplorimit të mundshëm të naftës dhe gazit.

Hulumtimi i naftës do të zgjasë në 40 ditët e ardhshme.  Lidhur me këtë Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, u shpreh:

“Duke qenë në një anije të këtij lloj kapaciteti për mua është një përvojë e re dhe jam i kënaqur që mund të marr pjesë në atë që shpresojmë se paraqet fillimin e  një epoke të re të prodhimit industrial në Mal të Zi”. Markoviq, ka thënë se nëse gjenden resurset në nëndet, përfitimet do të bëhen duke u kujdesur për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

 

SHARE