ZENOVIQ: PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN VARET NGA TË RINJTË

Procesi i integrimit evropian varet nga të rinjtë, dhe e ardhmja jo vetëm e integrimit në BE, por edhe jeta e Malit të Zi në BE do të varet nga sa njohuri dhe përvojë do të fitojnë të rinjtë në të gjithë Evropën dhe sa të gatshëm do të jenë ata për ta kthyer atë njohuri në komunitetin e tyre, tha Predrag Zenoviq, kryenegociatori i Malit të Zi me BE-në.

“Mendoj se BE-ja ka një pasqyrë shumë të qartë për rëndësinë e rinisë, lidhjen mes rinisë dhe inovacionit, si dhe lidhjen mes rinisë dhe kontekstit të ri global në të cilin BE-ja duhet të konkurrojë me të tjerët. Përfshirja e të rinjve në të gjitha segmentet e shoqërisë është thelbësore dhe besoj se këto projekte do të kontribuojnë edhe që të rinjtë tanë të jenë pjesë e hapësirës evropiane edhe para se të bëhemi zyrtarisht pjesë e BE-së”, tha Zenoviq.

Ky event publik iu kushtua promovimit të programit Erasmus+ dhe Iniciativës Evropiane për Solidaritet me qëllim njohjen e të rinjve, organizatave rinore, institucioneve dhe publikut të gjerë me mundësitë e pjesëmarrjes dhe hapjes së një dialogu për rëndësinë dhe përfitimet e këtyre programeve për Malin e Zi në rrugën e integrimit.

SHARE