Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, po merr pjesë në eventin e shquar ndërkombëtar GITEX GLOBAL “World Future Economy Digital Leaders Summit 2024”, i cili do të mbahet nga 14 deri më 18 tetor 2024 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë qëndrimit në GITEX GLOBAL, ministri Dukaj zhvilloi takime kyçe me Drejtorin e Përgjithshëm të Digital Dubai (Dubai now), Hamad Obaid Al Mansoori dhe Drejtorin e Shërbimeve Digjitale të Qeverisë së Abu Dhabi, Mohammed Ahmed Baobaib.
Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e digjitalizimit dhe zhvillimit të teknologjive të Inteligjencës Artificiale.
Ky takim hapi perspektivat për investime të ardhshme në transformimin digjital dhe teknologjitë e IA, të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin e kapaciteteve digjitale malazeze.
Ministri Dukaj theksoi se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë fushë është thelbësor, veçanërisht në drejtim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojës profesionale, që do të kontribuojë në përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi në fushën e digjitalizimit dhe inovacionit teknologjik.