SË SHPEJTI RRITJE E ÇMIMIT TË PARKIMIT

Për shkak të kërkesës së madhe për vendparkime në parkingje, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 14:00, kompania e Podgoricës Parking Servis së shpejti do të propozojë një çmim të ri, që do të thotë rritje e çmimit të parkimit, tha Alija Hamziq, drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Ai tha për „Dan“ se është duke u bërë analiza e listës së çmimeve ekzistuese.

Më herët është bërë e ditur se nga viti i ri qytetarët e Podgoricës do të paguajnë më shumë për shërbimet e Pastërtisë, si dhe të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve.

Po ashtu, është thuajse e sigurt që nga 1 janari 2025, rryma do të kushtojë më shumë në Mal të Zi.

SHARE