Po ju sjellim mënyrën e thjeshtë me të cilën mobiliet tuaja do të duken sikur sapo i keni blerë
Nëse edhe ju keni mobilie të dëmtuar apo të gërvishtur, me aplikimin e kësaj metode do të duken sikur të reja!
Ju nevojiten: gjysmë filxhani uthull, gjysmë filxhani vaj ulliri dhe një leckë, transmeton Telegrafi.
Procedura: Përzieni uthullën dhe vajin, lageni leckën në përzierje dhe me të fërkoni sipërfaqen e dëmtuar.
Gërvishtjet do të zhduken, ndërkaq mobiliet do të duken sikur sapo i keni blerë!