OSMANI TAKON KANCELARIN SCHOLZ: I KEMI PLOTËSUAR KUSHTET

Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin se ka diskutuar për t’i dhënë shtytje finale liberalizimit të vizave për Kosovën.Osmani, në një njoftim zyrtar, ka thënë se kancelarit Scholz ia ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe Evropë. “Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo. Ajo, në emër të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania. “Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka njoftuar ajo.

SHARE