Presidenti Millo Gjukanoviq filloi konsultimet me përfaqësuesit e partive politike dhe koalicioneve të përfaqësuara në parlament për mandatorin e qeverisë së re. Në krye të PSD-së në takim ishin kryetari i asaj partie Rashko Konjeviq dhe nënkryetari Borislav Banoviq. Pas takimit ata nuk kanë bërë deklarata për media. Gjithashtu, u mbajtën konsultimet me SD-në. Në takim në krye asaj partie ishin deputeti dhe nënkryetari i asaj partie Boris Mugosha dhe sekretari i përgjithshëm Millosh Çelanoviq. Mugosha tha pas takimit se prej muajsh kanë thënë se duhen zgjedhje. “Jemi në krizë politike dhe ekonomike dhe duket se është korrekte t’u kthehet mandati qytetarëve dhe të kemi një qeveri të vërtetë evropiane”, tha Mugosha. Siç theksoi ai, procesi vazhdon edhe disa ditë dhe presidenti ka kompetenca.“T’ua kthejmë mandatin qytetarëve”, ka përfunduar Mugosha. Konsultimet vazhduan sot edhe me Partinë Boshnjake.