LIJA E MAJMUNËVE ERDHI / SHËNOHET RASTI I PARË NË EUROPË, PO PËRHAPET SHPEJT

Suedia raportin e parë brenda territorit të saj të një personi të prekur nga lija e majmunëve – e njohur si mpox (empok).

Vetëm një ditë më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë e kishte shpallur kërcënim global për shëndetin publik  virusin e përhapur fillimisht në Kongo dhe në vende të tjera të Afrikës. Mbërritja e tij në Suedi shënon shenjën e parë të përhapjes së sëmundjes jashtë kontinentit afrikan. Autoritetet shëndetësore suedeze njoftuan se personi ishte infektuar gjatë qëndrimit në Afrikë dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor.

“Është konfirmuar se kemi një Suedi një rast të lisë së majmunëve. Personi është prekur nga lloji Clade 1b, që lidhet me shpërthimin aktual të sëmundjes. Sigurisht, është diçka të cilën po e marrim shumë seriozisht.”- Jakob Forssmed, Minister i Cështjevfe sociale, Suedi.

“Ky është rasti i parë i diagnostikuar jashtë kontinentit afrikan. Ne këtu në Suedi besojmë se jemi të mirëpërgatitur për të zbuluar, izoluar dhe trajtuar njerëzit e infektuar nga lija e majmunëve.”-Olivia Wigzell, Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik.

“Shfaqja e një rasti në kontinentin evropian mund të nxisë përhapjen e shpejtë ndërkombëtare të mpox”, tha Lawrence Gostin, ekspert i shëndetit publik dhe profesor në Universitetin Georgetown në Uashington.

“Rasti në Suedi ka shumë të ngjarë të thotë se ka dhjetëra raste të pazbuluara në Europë”, shtoi ai. OBSH-ja thotë se janë shënuar 14.000 raste dhe 524 vdekje nga sëmundja këtë vit në Afrikë, duke kapërcyer shifrat e vitit të kaluar.

SHARE