SHBA NË KRIZË, INFLACIONI PËRJETON RRITJEN MË TË LARTË NË 40 VITET E FUNDIT

Rritja më e madhe e inflacionit në SHBA në 40 vitet e fundit po e godet rëndë vendin. Në Nju Jork, një metropol me gati 9 milionë banorë, është gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin. Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në qershor, por çmimet e ushqimeve në SHBA janë ende 9,1 përqind më të larta se një vit më parë. Kjo është rritja më e madhe që nga viti 1981 e deri më sot dhe niveli më i lartë në 40 vitet e fundit. Inflacioni i lartë është pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe të biznesit të shkaktuar nga vendosja e masave kundër pandemisë. Numri i fëmijëve që vizitonin mensat publike të ushqimit në fillim të këtij viti ishte 55 përqind më i lartë se para shpalljes së pandemisë Corona – sipas informacioneve nga City Harvest, organizata më e madhe e rishpërndarjes së ushqimit në Nju Jork. Gjatë masave kundër pandemisë, shumë organizata të tilla u krijuan në Nju Jork me synimin për të ndihmuar njerëzit e varfër. Sidoqoftë, subvencionet shtetërore për ta mbetën të njëjta – ato thjesht ndahen tani mes më shumë njerëzve. E me paratë që marrin, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta që të blejnë ushqim të mjaftueshëm, sepse çmimi i ushqimit vazhdon të rritet. Në të gjithë SHBA-në, rritja e inflacionit që nisi në kohën e vendosjes së masave kundër pandemisë u ndal pak në korrik. Është shumë herët për ta ndjerë atë në jetën e përditshme të Nju Jorkut. Përveç kësaj, pagat janë ende në rritje, vlera e parave po bie ndërsa qiratë po rriten.

SHARE