NËNSHKRUHET KONTRATA PREJ 410.000 EURO PËR RIKONSTRUKSIONIN E BULEVARDIT TEUTA

Bulevardi Teuta në Ulqin së shpejti do të marrë shtresën e munguar të asfaltit, kështu që do të rikonstruktohet dhe në një farë mënyre do të kompletohet, kështu është paraparë në kontratën e nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë për projekte kapitale Esmin Beqoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari. “Do të jetë vetëm investimi i parë i Administratës në infrastrukturën e Ulqinit”, është bërë e ditur nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Ulqinit. Sipas kontratës ndërmjet Administratës dhe Komunës së Ulqinit, parashihet që vetëqeverisja lokale të bëjë prokurimin publik për përzgjedhjen e projektuesve, kontraktorëve dhe mbikëqyrjen profesionale të punimeve, pas së cilës do të bëhet rikonstruksioni i shumëpritur i rrugës më të rëndësishme në Ulqin. Po ashtu, do të asfaltohen edhe disa rrugë të tjera lokale në komunë. Bajraktari falënderoi drejtorin e Administratës së Projekteve Kapitale, Esmin Beqoviq, dhe Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Financave, Dr. Agron Ibramihi, në një vizitë të shpejtë në komunën e Ulqinit dhe për vendosmërinë për t’i siguruar Ulqinit mjete shtesë për rrugët lokale. Pas nënshkrimit të kontratës, Drejtori i Administratës së Projekteve Kapitale dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit sepse vetëqeverisja lokale më në fund po vepron në mënyrë proaktive dhe i drejtohet Administratës me vizion të qartë dhe gatishmëri për zbatimin e shpejtë të projekteve të nevojshme kapitale. Drejtori Beqoviq, ka vlerësuar lartë rëndësinë e rolit të Drejtorisë për projekte kapitale kur është në pyetje pregatitja dhe realizimi i projekteve, avancimi i infrastrukturës komunale dhe infrastrukturës s komunikacionit, duke veçuar se bashkëpunimi në mes të drejtorisë dhe komunës do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të rritjes së cilësisë së jetës së banorëve të Ulqinit.

SHARE