Në 24 orët e fundit, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën PCR të 477 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 60 rezultate ishin pozitive, njoftoi ISHP.
Gjatë ditës, u raportua një tjetër vdekje si pasojë e Covid19 në spitalin e përgjithshëm në Beranë.
Është regjistruar edhe një rast i importuar, i cili pas qëndrimit dhe marrjes së mostrës jashtë vendit, mori rezultatet e testimit laboratorik me vonesë gjatë qëndrimit të tij në izolim.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 17.
Pacientët e rinj janë:
Podgoricë: 24
Nikshiq: 12
Tivat: 6
Cetijë: 2
Rozhajë: 2
Tivar: 5
Bijello Pole: 4
Kotor: 3
Herceg Novi: 2
Zhablak: 1
Numri i personave të infektuar me koronavirus në Mal të Zi është aktualisht 1582.
Numri i përgjithshëm i testeve të kryera PCR në Mal të Zi, përfshirë analizat e bëra në Gjermani është 28,219.