Mali i Zi,ka për qëllim të realizojë rezultate të dukshme dhe konkrete në terren, si në fushën e të drejtave të drejtësisë, ashtu edhe në të gjithë kapitujt, deklaroi Kryenegocjatori i Bashkimit Evropian Alleksandar Drleviq, gjatë takimit me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer, Norbert Bekman Dirkes.
Drleviq e informoi bashkëbiseduesin për statusin e procesit të negociatave, duke theksuar se, në përputhje me qasjen e re të bisedimeve, kanë një fokus të veçantë në reformat në kapitujt 23 dhe 24.
“Kryenegociatori i Malit të Zi, për BE, theksoi rëndësinë e informimit të publikut për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në këtë kontekst theksoi rëndësinë e mbështetjes së Fondacionit Konrad Adenauer, i cili përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane kontribuon që informatat të vinë deri te qytetarët, por edhe për marrësit e vendimeve në shtetet anëtare të BE-së “, është kumtuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Zyrës së Qeverisë së Malit të Zi.
Drleviq dhe Bekman Dirkes, biseduan për organizimin e aktiviteteve të ardhshme dhe shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me qëllim të informimit të menjëhershëm, të saktë dhe gjithëpërfshirës të opinionit për hyrjen në Bashkimin Evropian.