SHARANOVIQ PROPOZON LLAZAR SHQEPANOVIQ NË KRYE TË POLICISË, QEVERIA MIRATON VENDIMIN

Foto: Qeveria e Malit tč Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danillo Sharanoviq, ka propozuar që Lazar Shqepanoviq të vazhdojë të mbajë detyrën e drejtorit të Përkohshëm të Drejtorisë së Policisë, propozim që u miratua nga Qeveria.

Në një njoftim për media, Sharanoviq vlerësoi punën e Shqepanoviq gjatë gjashtë muajve të fundit, duke theksuar udhëheqjen e vendosur, profesionale dhe ligjore në një periudhë sfiduese për sigurinë në vend.

Ministri theksoi arritjet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë shkatërrimin e grupeve kriminale dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe devijimeve brenda sistemit të policisë, duke folur për një proces të vazhdueshëm të vetingut dhe zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje.

Sharanoviq vlerësoi përvojën e gjatë të Shqepanoviq si polic karriere dhe theksoi se reforma e policisë është një detyrë afatgjatë, për të cilën nevojiten njerëz të pa kompromis në zbatimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.

Në përfundim, ministri njoftoi se nën drejtimin e Shqepanoviq, Drejtoria e Policisë ka treguar se është e aftë të funksionojë në mënyrë profesionale dhe të jetë rezistente ndaj ndikimeve të papranueshme.

SHARE