Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Të gjitha llojet e karburanteve do të shtrenjtohen nga mesnata për një deri në dy centë, është bërë e ditur nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Një litër eurosuper 95 do të shtrenjtohet për një cent dhe do të kushtojë 1.43 euro, ndërsa një litër eurodizel do të jetë më i shtrenjtë për dy centë dhe do të kushtojë 1.30 euro.
Eurosuper 98 po ashtu do të shtrenjtohet për një cent dhe do të kushtojë 1.46 euro.
Çmimi i vajit për ngrohje do të rritet për dy centë dhe do të jetë 1.24 euro.
“Sipas dispozitave të Rregullores mbi mënyrën dhe lartësinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës („Gazeta Zyrtare e Malit të Zi“, numër 23/21 dhe 10/25), përllogaritja e radhës do të bëhet më 30 qershor 2025, ndërsa çmimet eventualisht të ndryshuara të derivateve të naftës do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2025”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.