Tullumba plot sherbet, të buta e me lëkurë portokalli janë ndër ëmbëlsitë më të vjetra të kuzhinës shqiptare.
Padyshim, ato janë ndër ëmbëlsirat më të preferuara të shqiptarëve jo vetëm para viteve ’90, atëherë kur pastiçeritë nuk ishin të pasura me larmishmëri ëmbëlsirash, por edhe sot.
Kjo ëmbëlsirë është ndër më të kërkuarat në pastiçeritë e vendit.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së tullumbave në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar gjithë të dashurit tuaj.
Përgatitja e Tullumbave në Shtëpi
Për brumin
- 120 gr miell
- 35 gr gjalpë
- 3 vezë
- 5 gr kripë
- 5 gr kripë
- 110 ml gotë ujë
- Për shurupin
- 500 gr sheqer
- 400 ml ujë
- 2 lugë me lëng limoni
- 200 ml vaj për skuqjen e tullumbave
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim ujin, bashkë me kripën, sheqerin dhe gjalpin e prerë në copa të vogla.
I përzjejmë derisa masa të nisë të vlojë.
Në këtë moment, e heqim nga zjarri dhe hedhim miellin e situr duke e përzjerë shpejt dhe pa ndërprerje derisa masa të njëtrajtësohet.
Më pas e vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe vijojmë të përzjejmë derisa masa të shkëputet nga anët e tenxheres.
Në këtë moment e heqim nga zjarri dhe masën e përftuar e zhvendosim në një enë qelqi duke e lënë të ftohet.
Pasi të jetë ftohur, shtojmë vezët një nga një duke e përzjerë ndërkohë pa ndërprerje derisa masa të jetë homogjene. AgroWeb.org u sugjeron që në këtë fazë përzjerja të jetë e shpejtë dhe pa ndërprerje.
Përzjerjen e ndërpresim në momentin që përftojmë një masë të trashë kremoze dhe pak elastike.
Në rast se keni në kuzhinë “xhep” pastiçeri me formë të dhëmbëzuar hidhni masën e përgatitur aty për të nxjerrë tullumbat.
Në rast se nuk e keni këtë mjet pastiçerie, atëherë lyeni dy lugë gjelle me pak vaj dhe formoni toptha të vegjël.
Në vijim, hidhni në një tigan vajin që të nxehet dhe hidhni brumin përmes formës së dhëmbësuar në vajin e nxehtë por bëni kujdes që zjarri të jetë i ulët.
Pasi ti keni skuqur të gjitha, shtrojini në një tavë dhe hidhuni sipër sherbetin e ftohtë. Lërini në sherbet për 5 minuta e më pas vendosini në një pjatancë për t’i servirur.
Për përgatitjen e sherbetit, hidhni sheqerin dhe ujin në tenxhere dhe lërini të zjejnë për 10 minuta në zjarr derisa të nisë të vlojë. Shtoni lëng limoni dhe lëreni të ftohet.
Sipas dëshirës sipër tullumbave mund t’u hidhni lëkurë të grirë limoni ose portokalli.