Alarmi/ Rrjetet sociale ulin vetëbesimin te adoleshentët, kërkohet kufizimi i moshës

Adoleshentët dhe mediat sociale. Dy koncepte, partneriteti i të cilëve duket i pafajshëm, nën kupolën e komunikimit, por që në realitet janë mjaft të dëmshëm, aq sa ekspertët sugjerojnë vendosjen e kufizimeve të moshës në Instagram, TikTok dhe aplikacione të tjera.

Sondazhi i Qendrës Kërkimore Peë në vitin 2018 me afro 750 të rinj 13 deri në 17 vjeç zbuloi se 45% janë pothuajse vazhdimisht në internet dhe 97% përdorin patjetër një ose më shumë platforma të mediave sociale, si YouTube, Facebook, Instagram ose Snapchat.

Kjo do të thotë se adoleshentët janë vazhdimisht në rrjetet sociale, megjithatë mjekët dhe politikë-bërësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur alarmin mbi efektet e dëmshme të këtij fenomeni.

Sipas Shoqatës Amerikane të Pediatrisë, prania e adoleshentëve në rrjetet sociale u ul vetëbesimin atyre dhe ndikon ndjeshëm në formimin e personalitetit, veçanërisht kur shohin shokë të tyre që kanë një jetë shumë active.

Pikërisht për këtë arsye, debate që sugjeron kufizimin e moshës për praninë në rrjetet sociale, po bëhet gjithnjë e më I fortë, veçanërisht në vendet perëndimore, që janë vërtetë të shqetësuar nga fenomeni.

SHARE