INVESTITORI TURK NJOFTON PUNËSIMIN E 80 PUNËTORËVE NË MAL TË ZI

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se vendi ynë, përmes një mjedisi konkurrues biznesi, me potencial të madh në fushën e turizmit, energjetikës dhe bujqësisë, ofron një sërë përfitimesh për investitorët e huaj. Gjukanoviq e tha këtë në takimin me delegacionin e Inveo Investment Holding nga Stambolli. Onur Topac, drejtori general i kompanisë, e cila ka më shumë se 150 kompani me aktivitete të ndryshme biznesi dhe që operojnë në disa vende në tre kontinente, tha se ishte i bindur se deri në fund të vitit do të ketë më shumë se 80 të punësuar në Mal të Zi dhe se në bazë të përvojës që kanë fituar, do të mund të kontribuojnë në zhvillimin e rregulloreve për aktivitete dhe industri të reja. Sipas deklaratës, bashkëbiseduesit u pajtuan se në kushtet e pasigurisë së madhe në botë, çdo projekt i ri dhe çdo punë e re është një sukses.

SHARE