BORRELL: PËRPARIM URGJENT I SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË SË VERIUT DREJT BE-së

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në Këshillin e Sigurimit theksoi se duhet të ketë përparim urgjent të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në Twitter ai zbuloi disa detaje nga biseda e tyre. “Fola me Olta Xhçka përpara debatit të Këshillit të Sigurimit sot pasdite. Me Shqipërinë si anëtare jo të përhershme dhe Presidencën aktuale, ne mund të llogarisim në një anëtar më shumë në Këshill. Ne diskutuam gjithashtu përparimet e nevojshme që duhen marrë urgjentisht në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”, shkruan Borrell në Twitter. Shqipëria të mërkurën e 1 qershorit mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm  ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës. Xhaçka se një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA-së në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

SHARE