GJUROVIQ: FITORJA E QEVERISË DHE E EKONOMISË MBI INFLACIONIN

Fitore e madhe e Qeverisë dhe e ekonomisë malazeze ndaj inflacionit, deklaroi ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq, duke bërë të ditur të dhënat për inflacionin, i cili në muajin prill ishte 8,6 për qind në bazë vjetore.

“Së bashku thamë “Stop inflacionit”. Vazhdojmë të forcojmë standardin e qytetarëve të Malit të Zi”, ka shkruar Gjuroviq në Twitter.

Monstat njoftoi sot se çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin prill, krahasuar me muajin mars, kanë qenë mesatarisht 0.2 për qind më të larta.

Në prill, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 8.6 për qind më të larta.

SHARE