Dieta e Duhur për t’u Kuruar nga Koliti – Këshillat e Mjekëve

Koliti ose i njohur ndryshe me emrin koliti ulçerativ është një lloj sëmundje inflamatore që shkakton probleme në zorrë.

Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë fryrje, dhimbje barku apo diarre, të cilat shfaqen herë pas here.

Nëse vuani nga koliti gjëja e parë që duhet të ndryshoni është ushqimi dhe këtë di t’ju rekomandojnë edhe mjekët.

Kryesisht rekomandohen ushqime të lehta e shumë lëngje, por ju mund të ndiqni edhe një dietë strikte për të larguar këtë problem.

Këshilla e duhur

Në këtë dietë duhet të limitoni konsumimin e ushqimeve që ju japin vështirësi në tretje.

Qëllimi i kësaj diete është që të ulni punën e sistemit tretës dhe të mos e stresoni atë.

Në këtë mënyrë do të minimizoni menjëherë simnptomat e këqija të kolitit.

Ushqimet që duhet të evitoni përfshijnë drithërat e plota, makaoronat, perimet, frutat, arrorët dhe farat.

Për shkak se përmbajnë fibra të cilat ju fryjnë dhe ngacmojnë tretjen.

Nga ana tjetër ushqimet që duhet të konsumoni duhet të kenë bazë drithrash të rafinuara, oriz i bardhë, lëngje frutash, perimesh, mish i bardhë, vezët, supër me lëng perimesh apo mishi.

Zgjidhni gjithnjë perime apo fruta të cilat nuk përmbajnë fara dhe kosnumojini pa lëkurë.

Ekseprtët ju sugjerojnë që të lexoni etketat para se të blini ushqimet tuaja të lexoni etiketën në mënyrë që ato të mos përmbajnë shumë karbohidrate dhe më pas se 1 gramë fibër për 100 gr.

Mund të konsumoni vajra, gjalpë, sallata të lehta, mjaltë dhe shurupe të tjera.

Çfarë duhet të keni kujdes?

Kujdesi me thuajsë çdo ushqim bën që jo të gjithë vitaminat e mienralet e nevojshme të arrijnë në trupin tuaj.

Për shkak të këtyre problemeve që mund të shfaqen në organizëm, ju këhsillojmë që këto dieta t’i ndiqni për një kohë të shkrutër.

Nëse vuani nga koliti konsultohuni me një mjek dhe zbatoni me përpikmëri dietën e caktuar për ju.

Sapo të ndiheni më mirë mjeku juaj me siguri do t’ju këshillojë të ndiqni një dietë tjetër tranzitore me pak fibra, nderisa të nisni me normalitetin tuaj.

SHARE