HAPJA E AUTOSTRADËS ËSHTË E MUNDUR NË FILLIM TË KORRIKU

Zëvendëskryeministri për Zhvillim Rajonal dhe Ministri i Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimoviq është optimist se qytetarët dhe turistët malazezë do të mund të lëvizin shumë shpejt në pjesën e parë të autostradës. Megjithatë, ai nuk ka mundur të bëjë të ditur datën e saktë të hapjes së rrugës. “Më lejoni të them në 50 ditët e ardhshme. Mbi 99.5% e punës ka përfunduar dhe ka mbetur vetëm pak, por nuk mund të specifikoj datën e saktë,” tha Ibrahimoviq. Ai shtoi se tarifa për autostradë për automjetet e udhëtarëve do të jetë 3.5 euro, ndërsa për kamionët 17.5 euro. Ministri pret një lajm të mirë edhe për kërkimin e naftës dhe gazit në vendin tonë. Ai theksoi se tashmë kanë mbërritur dhjetëra aplikime nga kompani të interesuara që duan të investojnë në Mal të Zi. „Ne do të përpiqemi të bëjmë një hap të fortë përpara në zhvillimin e sektorit të energjisë. Besoj se do të vijnë ditë më të mira sa i përket stabilitetit energjetik”, përfundoi Ibrahimoviq.

SHARE