Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq kërkoi ndryshim në rendin e ditës të seancës së Kuvendit për të diskutuar Projektligjin për konfirmimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe projektligjin për konfirmimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim ekonomik.
Ky dokument i është dërguar kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq.
Spajiq i referohet nenit 92 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi për plotësim të rendit të ditës.