Foto: predsjednik.me
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq që sa më parë të organizojë takimin me delegacionin e Komunës së Ulqinit.
“Në bazë të iniciativës së Kryeministrit për plotësimin e rendit të ditës së seancës së tretë të Seancës së Parë të rregullt (pranverore) në vitin 2025, e cila u thirr për nesër, shfrytëzoj rastin t’ju ftoj që në një kohë sa më të shkurtër të organizoni një takim me delegacionin e Komunës së Ulqinit”, thuhet në letrën e Nimanbegut drejtuar kryetarit të Kuvendit.
Nimanbegu theksoi se Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka nxjerrë dy konkluzione që lidhen ngushtë me propozimin që Mandiq e ka marrë si pjesë e ndryshimit të rendit të ditës.
“Prandaj ju sugjeroj që nesër në orën 10:00 ta prisni delegacionin e Komunës së Ulqinit në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi”, tha Nimanbegu.