FSSH: PUSHIMI MJEKËSOR DUHET TË HAPET BRENDA PESË DITËVE

 Foto: Shutterstock

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Malit të Zi njofton se të siguruarit në të ardhmen do të duhet të fillojnë pushimin mjekësor brenda pesë ditëve nga dita e shfaqjes së problemeve shëndetësore. S

iç thuhet në komunikatë, janë miratuar ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e ushtrimit të së drejtës për paaftësi të përkohshme në punë dhe të drejtën e kompensimit të pagës gjatë periudhës së paaftësisë së përkohshme në punë, të cilat i detyrojnë të siguruarit që brenda pesë ditëve nga fillimi i problemeve shëndetësore të paraqiten te mjeku i përzgjedhur, për të filluar pushimin mjekësor.

“Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Malit të Zi apelon që të siguruarit të jenë të ndërgjegjshëm dhe të përditësuar dhe të respektojnë afatin e përcaktuar sepse pas të njëjtit pushimi mjekësor mund të hapet vetëm me listën për numrin e ditëve të përcaktuara në të. Kjo do të thotë se nuk do të jetë më e mundur të lidhen ditët e pushimit mjekësor për periudhën e mëparshme”, theksojnë në njoftim.

Duke pasur parasysh se në Mal të Zi çdo vit hapen mijëra pushime mjekësore, siç thonë ata, gjë që na bën rekordmen në Evropë, ata thonë se në këtë mënyrë Fondi i i Sigurimit Shëndetësor i Malit të Zi kontribuon në zvogëlimin e ditëve të pajustifikuara të sëmundjes, gjë që, sipas tyre, në fund të fundit do të ndikojë pozitivisht në buxhet, gjegjësisht në shumën e mjeteve të caktuara nga shteti për të njëjtat, si dhe në numrin e ditëve të humbura të punës.

SHARE