Të paktën 11 persona kanë vdekur në qytetin ukrainas, Slloviansk, si pasojë e sulmeve ruse në një ndërtesë banimi, kanë thënë autoritetet ukrainase të shtunën.
Autoritetet ende janë duke kërkuar nën rrënoja, derisa kanë thënë se në mesin e viktimave është edhe një dyvjeçar.
Sipas tyre, të paktën 20 persona janë të plagosur si pasojë e sulmeve.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se ndërtesa në Slloviansk ka qenë në depo nafte e ushtrisë ukrainase.
Mirëpo, në pamjet e publikuara në Facebook, shihet një bllok banesash.
Luftimet mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, vazhdojnë të jenë intensive, sidomos në rajonin e Donjeckut.
Moska, në anën tjetër, ka raportuar për sukses të vogël në juglindje të Sllovianskut, në qytezën e Bahmutit, e cila është kthyer në hapësirë të kontestueshme që disa muaj.
Konashenkov ka thënë se mercenarët e grupit rus Wagner, kanë fituar kontrollin e dy lagjeve tjera.